We are thrilled to announce that the Siparantum Choir from Kosovo will perform at the prestigious “Midnight Sounds” concert at the beautiful Església de Santa Maria i Sant Nicolau in Calella on Oct. 26, starting at 22:00.
Joining esteemed choirs from around the world, including the Gwangju Dong-gu Choir from South Korea and Maîtrise de Seine-Maritime from France, the Siparantum Choir will showcase their unique blend of contemporary and traditional choral music. Their program will feature works by Albanian composers and world-renowned international composers, offering a rich and diverse musical experience.
This performance continues their mission to elevate Kosovar choral artistry on the global stage. Having won numerous international awards, the Siparantum Choir proudly represents Kosovo at such a high-profile event, underscoring its commitment to excellence and cultural exchange through music.
Kori Siparantum, një nga formacionet më të njohura dhe të suksesshme në Kosovë, do të përfaqësojë vendin tonë në Kupën Botërore të KoreveThe World Choral Cup, që do të mbahet në Barcelonë nga data 23 deri më 28 Tetor 2024. Ky event prestigjioz mbledh koralet më të mira nga e gjithë bota dhe përfaqëson një platformë unike për të prezantuar muzikën dhe traditat tona kulturore në skenën ndërkombëtare.
Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, Kori Siparantum ka realizuar suksese të shumta në skenën ndërkombëtare, duke fituar disa çmime të rëndësishme dhe duke promovuar artin koral kosovar në gara të ndryshme botërore. Pjesëmarrja në këtë garë të nivelit të lartë është një tjetër mundësi e jashtëzakonshme për korin tonë që të dëshmojë përkushtimin artistik dhe profesionalizmin e tij.
Kori Siparantum do të konkurrojë në kategorinë “Adult Choir”, duke interpretuar vepra nga periudha të ndryshme stilistike të kompozitorëve si Jashari, Van der Roost, Runestad, Vovk dhe të tjerë. Kori Siparantum është fitues i 14 çmimeve ndërkombëtare dhe aktualisht renditet ndër 25 koret më të mira në botë në kategorinë “Chamber Choirs & Vocal Ensembles”, sipas World Ranking List të Interkultur. Përveç konkurrimit, korit i është dhënë mundësia të shfaqë një koncert shtesë në kuadër të “Midnight Sounds”, ku dirigjenti ka përzgjedhur vepra nga kompozitorë shqiptarë. Ky koncert do të mbahet në Santa Maria i Sant Nicolau.
Dirigjenti Memli Kelmendi shprehet me entuziazëm për këtë pjesëmarrje: “Kupa Botërore e Korit është një nga platformat më të rëndësishme në botë për muzikën korale, dhe ne jemi të nderuar që kemi mundësinë të përfaqësojmë Kosovën në këtë event. Kemi punuar me një përkushtim të madh për të sjellë një performancë të nivelit më të lartë dhe shpresojmë që edhe kësaj radhe do të jemi të suksesshëm”
Pjesëmarrja në Kupën Botërore të Korit në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota, është një tjetër hap drejt kontributit të tij në promovimin e kulturës dhe identitetit muzikor të Kosovës në botë.
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kanë përkrahur rrugetimin tonë dhe kanë besuar në potencialin e muzikës sonë! Pa mbështetjen tuaj, ky moment i madh nuk do të ishte i mundur! 🙌🎤
Po vazhdon me sukses punëtoria jonë në disa shkolla të Kosovës, si pjesë e projektit “Punëtori edukative për fëmijët në zonat urbane dhe rurale”. Fëmijët e shkollës fillore “Martirët” në Reznik-Vushtri bashkëpunuan me trajnerët Aurora dhe Skender Hyseni, duke zbuluar botën magjike të këndimit koral.
Gjatë trajnimit, ata mësuan teknikat e këndimit koral dhe interpretuan një këngë nga albumi i fundit i “Siparantum Kids” – “Echoes of Future”. Po ashtu, panë videon “Biçikleta” dhe morën dhuratë nga një kopje të albumit, duke krijuar kujtime të veçanta!
Falenderojmë përzemërsisht shkollën “Martirët” për bashkëpunimin. Ky projekt mbështetet nga Swiss Agency for Development and Cooperation – Swiss Embassy in Prishtina 🇨🇭.
___
The “Organizing Educational Workshops for Children in Urban and Rural Areas” project is successfully ongoing in several schools across Kosovo. As part of this project, the pupils of “Martirët” primary school in Reznik-Vushtri collaborated with trainers Aurora and Skender Hyseni to explore the world of choral singing. They learned choral singing techniques and performed a song from the latest “Siparantum Kids” album, “Echoes of Future.” Additionally, they watched the “Biçikleta” music video and received a copy of the album as a gift, creating special memories. We sincerely thank the “Martirët” school for their cooperation. This project is supported by the Swiss Agency for Development and Cooperation – Swiss Embassy in Prishtina 🇨🇭.
Po vazhdon suksesshëm punëtorija ynë në disa shkolla të Republikës së Kosovës, në kuadër të projektit “Organizimi i punëtorive edukative për fëmijët në zonat urbane dhe rurale”. Dje, fëmijët e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në Baran-Pejë patën mundësinë të bashkëpunojnë me trajnerët tanë të përkushtuar, Fllanza Taraku dhe Leon Shehu, të cilët i njohën ata me botën magjike të këndimit koral.
Gjatë këtij trajnimi, fëmijët jo vetëm që mësuan më shumë rreth teknikave të këndimit koral, por gjithashtu interpretuan një këngë të veçantë nga albumi më i fundit i korit të fëmijëve “Siparantum Kids” – “Echoes of Future”. Fëmijët poashtu kanë patur mundësinë të shohin videoklipin “Biçikleta”, i realizuar muaj më parë. Në fund të aktivitetit, secili prej tyre mori dhuratë një kopje të albumit, duke krijuar kështu kujtime të paharrueshme!
Falënderojmë përzemërsisht fëmijët, arsimtaren e muzikës Aurela Muriqi, drejtuesit dhe stafin e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Baran për bashkëpunimin.
Ky projekt është realizuar me mbështetjen e Swiss Agency for Development and Cooperation – Swiss Embassy in Prishtina 🇨🇭
—
Our workshop continues successfully in several schools across the Republic of Kosovo as part of the project “Organizing Educational Workshops for Children in Urban and Rural Areas.” Yesterday, the pupils of “Dëshmorët e Kombit” primary school in Baran-Peja had the opportunity to collaborate with our dedicated trainers, Fllanza Taraku and Leon Shehu, who introduced them to the magical world of choral singing.
During this training, the pupils learned more about choral singing techniques and performed a song from the latest album by the “Siparantum Kids” choir—”Echoes of Future.” The children also had the opportunity to watch the music video “Biçikleta,” produced a few months ago. At the end of the activity, each received a copy of the album as a gift, creating unforgettable memories!
We sincerely thank the pupils, music teacher Aurela Muriqi, the administration, and the staff of “Dëshmorët e Kombit” school in Baran for their cooperation.
This project is supported by the Swiss Agency for Development and Cooperation – Swiss Embassy in Prishtina 🇨🇭.
Në kujtim të të gjithë atyre që humbën jetën për lirinë e Kosovës, kjo video është një dedikim dhe homazh i përulur ndaj sakrificave të tyre.
Një falënderim i thellë për familjen Jashari. Ky projekt është realizuar mbi baza vullnetare, ku secili pjesëmarrës ka dhënë kontributin e tyre me dashuri dhe pasion për të rrëfyer mesazhin e lirisë dhe pavarësisë.
English below:
In memory of all those who gave their lives for Kosovo’s freedom, this video is a humble tribute to their sacrifices.
We wish to express our heartfelt gratitude to the Jashari family. This project was done on a voluntary basis, and each participant contributed with love and passion to convey the message of freedom and independence.
Under the direction of Memli Kelmendi, the Siparantum Choir has achieved an extraordinary victory in Category G at the prestigious “European Festival for Young People,” Neerpel, reclaiming first place.
The Siparantum Choir presented the following pieces in this competition: “With a Flower”—Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake”—Baki Jashari, “Ta na Solbici”—Samo Vovk, “Atsalums” (Coldness)—Jēkabs Jančevskis, and “And in the Evening”—Arr. Memli Kelmendi.
The performance of the Siparantum Choir was highly praised by the Professional Jury and by many artists from all over the world who participated. At the event attended by the Embassy of Kosovo in Brussels, representatives of this institution, including Ambassador Agron Bajrami, were present to support this great success on the international stage. The Siparantum Choir represented Kosovo in this competition among 20 countries worldwide.
Photo Credits: EMJ Festival / Albert Loos & Emma Faes
From April 26th to April 29th, 2024, the Siparanutm Choir will represent Kosovo in the prestigious “European Festival for Young People” in Neerpelt, alongside 93 choirs from 19 countries worldwide. The choir will compete in the “G” category and will present the following pieces:
“With a Flower” (Me nji lule) – Memli Kelmendi
“A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari
“Ta na Solbici” – Samo Vovk
“Coldness” (Atsalums) – Jēkabs Jančevskis
“In the Evening” (En ‘s Avonds) – Arr. Memli Kelmendi
Conductor: Memli Kelmendi
???? The competition will take place on April 27th, 2024, around 14:00 at CC Palethe Overpelt.
???? The jury’s results will be announced on April 27th at 17:30 at Sporthal Dommelhof.
???? Saturday, April 27th, at 17:45 ???? Sporthal Dommelhof ???? Free entrance ???? Live on Facebook