FÊTE DE LA MUSIQUE 2026

Me rastin e Fête de la Musique 2026, Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” do të hapë këtë mbrëmje festive në zemër të kryeqytetit.

📍 Sheshi Skënderbeu, Prishtinë
📅 21 Qershor 2026
🕕 18:00

Pas performancës së “Siparantum Kids” dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, mbrëmja do të vazhdojë me artistin e njohur Dren Abazi, i shoqëruar nga Zig Zak Orkestra, duke e kthyer këtë festë në një ngjarje të veçantë muzikore në zemër të qytetit.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të festuar fuqinë bashkuese të muzikës dhe për të përjetuar së bashku magjinë e Fête de la Musique.

Vive la musique!❤️🎶

Ky aktivitet organizohet nga Ambassade de France au Kosovo, Institut Français du Kosovo dhe Komuna e Prishtinës.

🇫🇷🇽🇰

Prizreni – qyteti ku janë vënë fillet e para të muzikës korale në Kosovë.

Ishte kënaqësi e veçantë që Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” të prezantohej para publikut prizrenas në Teatrin “Bekim Fehmiu”, duke sjellë zërat e brezit të ri në një qytet me traditë të pasur muzikore dhe kulturore.

Falënderojmë drejtorin Burim Mustafa dhe stafin e Teatri i qytetit Bekim Fehmiu Prizren për mikpritjen, dirigjentët Memli Kelmendi dhe Yll Haxhiajdini për punën e palodhshme me fëmijët, pianisten Denita Dedushaj për përkushtimin e saj artistik, aktoren Fitore Broqi për punën e saj të pakursyer në koreografi, si dhe koordinatorin e korit të fëmijëve, Drilon Cuni, për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve.

Pas Prizrenit, rrugëtimi ynë vazhdon. Shihemi së shpejti në koncertin e radhës në Prishtinë! 🎶

📸 Fotot: Drilon Çuni © Siparantum Choir