KOSOVO ACHIEVES SILVER MEDAL AT THE EUROPEAN CHOIR GAMES & GRAND PRIX OF NATIONS AARHUS 2025

Kosovo celebrates a significant achievement on the international choral music stage as the “Siparantum” Choir has been awarded the Silver Medal at the Grand Prix of Nations, a prestigious event held during the European Choir Games in Aarhus 2025. Competing in the elite Chamber Choir category, reserved for the most accomplished ensembles, the Siparantum Choir showcased remarkable artistic dedication and interpretative skill. This esteemed festival featured over 130 choirs and up to 6,000 participants from 35 countries, where Kosovo distinguished itself not merely as a participant but as a potent artistic voice emerging from a small nation with a rich cultural heritage and a forward-thinking vision for the arts.


On July 5, at the historic Vor Frue Kirke in Aarhus, the inspiring concert titled “Nordic Night” took place. This collaborative musical event featured the Danish choir CÆCILIAKORET, under the direction of Michael Deltchev, alongside the Siparantum Choir, conducted by Memli Kelmendi. The concert emphasized the unifying power of music and its capacity to foster connections between nations and cultures.
The Siparantum Choir delivered a stylistically varied repertoire, prominently featuring works by Albanian composers, thus reflecting Kosovo’s cultural identity. The evening culminated in a joint performance of a choral piece by Edvard Grieg, creating a profound moment of unity and shared emotion between the two choirs and their respective communities.

KOMUNIKATË PËR MEDIA

KORI SIPARANTUM NË “EUROPEAN CHOIR GAMES & 

GRAND PRIX OF NATIONS AARHUS 2025”

Kosova do të ngjitet fuqishëm edhe njëherë në skenën ndërkombëtare të muzikës korale përmes Korit “Siparantum”, që do të përfaqësojë vendin në njërin prej ngjarjeve më prestigjioze evropiane: European Choir Games & Grand Prix of Nations Aarhus 2025, që mbahet nga 28 qershori deri më 6 korrik në qytetin kulturor të Aarhus-it, Danimarkë.

Në këtë festë ndërkombëtare të artit dhe bashkëjetesës kulturore, mbi 130 kore dhe deri në 6,000 pjesëmarrës nga 35 vende të botës do të jenë të pranishëm, por Kosova do të zë një vend të veçantë – jo vetëm si pjesëmarrëse, por si dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm artistik që rrjedh nga një vend i vogël, por me shpirt të madh kulturor.

Kori Siparantum do të garojë në nivelin më të lartë të këtij festivali – Grand Prix of Nations, një platformë ku përballen kore të rangut të lartë botëror. Ky është niveli më prestigjioz i garës, i rezervuar vetëm për ansamble që kanë dëshmuar cilësi të lartë artistike, profesionalizëm dhe fuqi interpretative.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë kategori nuk është rastësi – është rezultat i një përkushtimi shumëvjeçar, që ka filluar të njihet në skenën ndërkombëtare, falë punës së palodhshme të artistëve dhe vizionit të një brezi të ri që beson se muzika është ura më e fortë për të ndërtuar imazhin e një shteti.

Përmes veprave shqiptare, ne sjellim në skenën ndërkombëtare tingujt e një kulture të lashtë, të pasur me emocione, ritme autoktone dhe histori të thella. Muzika jonë është zë i identitetit, kujtesës dhe krenarisë – një ftesë për ta njohur shpirtin shqiptar përmes këngës.

Kujtojmë se në vitin 2023, Kori Siparantum solli krenari për Kosovën duke fituar Medaljen e Artë në European Choir Games & Grand Prix of Nations 2023 në Suedi, në kategorinë e koreve mikse, duke dëshmuar se Kosova ka çfarë të thotë në gjuhën universale të muzikës.

Ky udhëtim është më shumë se një garë – është zëri i një vendi të ri që po shpalos ngjyrat e veta në hartën kulturore të botës.