THIRRJE PËR PËRKRAHJE

Deklaratë Publike – Kori “Siparantum”

Të dashur miq, mbështetës dhe dashamirë të artit,

Kori “Siparantum” është në përgatitjet e fundit për të përfaqësuar Kosovën në Thailand International Choral Festival 2025 (30 Gusht 2025 – 6 Shtator), një nga garat më prestigjioze në botën e muzikës korale.

Më 31 gusht nisim rrugëtimin tonë drejt Tajlandës, dhe jemi nën presion të madh kohe për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pjesëmarrje. Falë përkrahjes së donatorëve dhe institucioneve kemi mbuluar shumicën e shpenzimeve, por për shprenzimet e mbetura të udhëtimit të korit gjatë 8 ditëve të qëndrimit në Tajlamdë, na duhen edhe 5,500 € shtesë.

Shumica e anëtarëve të korit janë vullnetarë, studentë dhe njerëz që kontribuojnë për një punë të çmuar. Prandaj, çdo ndihmë e juaja, sado e vogël, është një shtytje e madhe për ne që ta çojmë zërin e Kosovës me dinjitet në skenën ndërkombëtare.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi duke dhënë kontributin tuaj financiar.
Për detaje rreth mënyrës së dhurimit, mund të na kontaktoni drejtpërdrejt +383 44 221 463

Të dhënat bankare:

Beneficiary: SIPARANTUM CHOIR 

Bank name: NLB BANK 

Bank account: XK05 1706 0016 0008 8587 

Bank code: NLPRXKPR 

IBAN: XK05 1706 0016 0008 8587 

Swift Code: NLPRXKPR 

Me mirënjohje të thellë,
KORI SIPARANTUM

KORI “SIPARANTUM” NË GARE NË THAILAND INTERNATIONAL CHORAL FESTIVAL Bangkok, 31 gusht – 5 shtator 2025

media@siparantumchoir.com

KORI “SIPARANTUM” NË GARE NË THAILAND INTERNATIONAL CHORAL FESTIVAL Bangkok, 31 gusht – 5 shtator 2025

Kori “Siparantum” do të përfaqësojë Kosovën në Thailand International Choral Festival 2025, një nga skenat më prestigjioze të muzikës korale botërore, që do të zhvillohet nga 31 gusht deri më 5 shtator 2025 në Bangkok, Tajlandë. Ky festival mbledh kore elitare nga mbarë bota dhe shndërrohet në një qendër të dialogut kulturor e artistik në nivel global. Këtë vit, “Siparantum” nuk është thjesht pjesëmarrës, por konkurrent përballë disa prej koreve më të mira korale në botë. Repertori i përzgjedhur është jashtëzakonisht kërkues – teknikisht dhe emocionalisht – duke reflektuar standardin e lartë artistik, cilësinë vokale dhe prezencën skenike që e ka karakterizuar gjithmonë korin. Në kuadër të festivalit, dirigjenti i Korit Siparantum, Memli Kelmendi do të mbajë një workshop të dedikuar për komunitetin artistik ndërkombëtar, në formën e një prezantimi interaktiv që pasqyron zhvillimin e muzikës korale në Kosovë nga rrënjët tradicionale deri te krijimtaria bashkëkohore. Një pjesë e veçantë e këtij workshop-i do t’i dedikohet veprave korale shqiptare, e cila lidhet drejtpërdrejt me elementet dalluese të muzikës sonë kombëtare. “Duke marrë pjesë kore nga e gjithë bota, prezantimi i literaturës sonë korale merr një rëndësi të veçantë, duke forcuar identitetin kulturor të Kosovës dhe duke krijuar ura të reja bashkëpunimi, ” shton Kelmendi.

Një nder i veçantë për ansamblin është edhe ftesa për të marrë pjesë në Ceremoninë e Hapjes së festivalit, e cila zhvillohet në skenën madhështore të Thailand Cultural Centre – një privilegj që u rezervohet vetëm ansambleve që kanë dëshmuar sukses të spikatur në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë ngjarje shënon shtetin e 19-të ku “Siparantum” ka performuar. Aktualisht, sipas renditjes së Interkultur, kori renditet në top 20 ansamblet vokale më të mira në botë dhe deri tani ka fituar 19 çmime ndërkombëtare. Ky udhëtim artistik është një mision për të vendosur kulturën korale të Kosovës në hartën e kujtesës muzikore botërore dhe për të dëshmuar se arti ynë mund të qëndrojë krah për krah me më të mirët në botë.

Falenderojmë për mbështetjen: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës / Komuna e Pejës / IPKO / Alba Qeramika / Hotel Dukagjini / Onix Spa Thermal Resort / Metron / AFK / Active Alkaline Water / Chorally

Audicion i hapur për Siparantum Kids

Kori i fëmijëve Siparantum Kids hap dyert për anëtarë të rinj (mosha 7–15 vjeç)!

📅 Data: 9 Shtator 2025, ora 17:00
📍 Vendi: Qendra Kreative Dukagjini (ish shkolla e muzikës)
Afati i aplikimit: deri më 8 Shtator 2025
⚠️ Numri i vendeve është i kufizuar!

👉 Apliko tani duke klikuar këtu: 

https://forms.gle/42oCVuzz3xnRDotb8


📌 Për më shumë info: www.siparantumchoir.com

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e aventurës muzikore të Siparantum Kids! 🌟🎵