KEC – Përmbyllja e Progtamit “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” – ASSET

𝑷𝒆̈𝒓𝒎𝒃𝒚𝒍𝒍𝒋𝒂 𝒆 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 “𝑷𝒆̈𝒓𝒌𝒓𝒂𝒉𝒋𝒆 𝑨𝒅𝒐𝒍𝒆𝒔𝒉𝒆𝒏𝒕𝒆̈𝒗𝒆 𝒑𝒂𝒔 𝑴𝒆̈𝒔𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑹𝒓𝒆𝒈𝒖𝒍𝒍𝒕” – 𝑨𝑺𝑺𝑬𝑻
Përmes një ceremonie përmbyllëse u manifestuan sukseset e Programit 5-vjeçar ASSET, i cili zhvilloi partneritet me 16 shkolla të mesme të larta dhe përfshiu mbi 𝟑𝟏,𝟎𝟎𝟎 nxënës dhe rreth 𝟖𝟎𝟎 mësimdhënës. Duke vënë në zbatim qasje inovative të të mësuarit, përfshirë përdorimin e hapësirave krijuese për mësim praktik, mbështetjen për klubet e nxënësve, lidhjen midis shkollave dhe bizneseve, dhe organizimin e projekteve mësimore e ndërmarrjeve, Programi ASSET ndihmoi në forcimin e shkathtësive të nxënësve dhe mësimdhënësve.
Ceremonia përmbyllëse filloi me ekspozitën e punës së nxënësve përgjatë pesë viteve të Programit, si projektet e Sfidës së Dizajnit, projektet shkollore, ndërmarrjet e themeluara, hulumtimet e bëra në komunitet, puna e klubeve të nxënësve, etj. Pas ekspozitës, Siparantum Choir performoi dy këngë duke vazhduar më pas me fjalë përshëndetëse nga KEC, USAID, MASHTI dhe Programi.
Në fund të ngjarjes, Drejtoresha e Programit znj. Valmira Haxhaj Gushlla dorëzoi 3 manuale tek MASHTI, ndau 16 mirënjohje për shkollat partnere, 4 për organizatat partnere (IPKO Foundation, FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova, Kosovo Career Development Foundation – KCDF, TOKA) dhe së bashku me Drejtorin e KEC z.Petrit Tahirin dhuruan një mirënjohje për misionin e USAID-it në Kosovë. Falënderime për bashkëpunim pranuan edhe biznet partnere të cilat zhvilluan shkathtësi ndërmarrëse tek te rinjtë duke ofruar punë praktike.
📸Disa nga momentet e ceremonisë përmbyllëse që mblodhi nxënës, mësimdhënës, drejtorë të shkollave, përfaqësues të DKA-ve, MASHTI-it, sektorit privat dhe USAID. Photo Credits ©: Arben Llapashtica.
//
Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt” financohet nga USAID Kosovo dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp. https://www.facebook.com/QendraperArsimeKosoves

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *