Skip to content
Siparantum Choir
← All news

News ·

Prizreni - qyteti ku janë vënë fillet e para të muzikës korale në Kosovë.

Prizreni - qyteti ku janë vënë fillet e para të muzikës korale në Kosovë.

Ishte kënaqësi e veçantë që Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” të prezantohej para publikut prizrenas në Teatrin “Bekim Fehmiu”, duke sjellë zërat e brezit të ri në një qytet me traditë të pasur muzikore dhe kulturore.

Falënderojmë drejtorin Burim Mustafa dhe stafin e Teatri i qytetit Bekim Fehmiu Prizren për mikpritjen, dirigjentët Memli Kelmendi dhe Yll Haxhiajdini për punën e palodhshme me fëmijët, pianisten Denita Dedushaj për përkushtimin e saj artistik, aktoren Fitore Broqi për punën e saj të pakursyer në koreografi, si dhe koordinatorin e korit të fëmijëve, Drilon Cuni, për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve.

Pas Prizrenit, rrugëtimi ynë vazhdon. Shihemi së shpejti në koncertin e radhës në Prishtinë!

Fotot: Drilon Çuni © Siparantum Choir

Siparantum Choir performing at Prizreni - qyteti ku janë vënë fillet e para të muzikës korale në Kosovë.